VIDEO/ ‘Jemi kolegë…’, ja momenti kur efektivët e FNSH rrahin me shkop gome edhe policin
Gjatë protestës së djeshme, policët dhunuan edhe njëri-tjetrin.
Në një video të publikuar shihen efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, teksa dhunojnë kolegun e tyre, i cili është i veshur si ‘civil’.
Dhuna ndalet vetëm pasi ai i thotë efektivit që po e gjuan se është polic.
FNSH-të: Ec, ec, ec!
Efektivi civil: Jemi kolegë, jemi kogelë oo. Jam me…
Ditën e djeshme, pas agravimit të dhunës nga protesuesit, policia nisi një aksion, duke sulmuar me shkop gome, të rinjtë.
Shihni videon