Bota

VIDEO/ Ja sesi ushtria e Putinit turpërohet sërish dhe rrëzon avionin e saj ushtarak prej 40 milionë dollarësh

Rusia duket se ka qëlluar sërish një nga të vetët, duke dashur që të dëmtojë armikun. Sipas raportimeve, një avion luftarak që kushton 40 milionë dollarë është qëlluar nga të zotët në qiellin e Ukrainës lindore.

Kjo është hera e dytë që ushtria e Putinit turpërohet në këtë mënyrë. Më herët një raketë e lëshuar pësoi një defekt dhe u kthye në bumerang duke u vënë flakën pikërisht atyre që e nisën.

Lexo më shumë  Ministri gjerman i Mbrojtjes prezanton strategjinë e re ushtarake: Ushtri prej 460,000 pjesëtarësh, nga të cilët 200,000 rezervistë

Pamjet e asaj që ka mbetur nga mjeti fluturues teksa bie nga qielli sipër Alchevsk-ut në Luhansk si fillim u publikuan brenda natës, edhe pse llogari pro-Moskës në Telegram pretenduan se avioni u qëllua  nga “forcat aleate.”

Por më shumë video të incidentit u shfaqën të nesërmen dhe doli në dritë po ashtu se njerëzit e Putinit rrëzuan një nga avionët e tyre, të identifikuar në internet si një variant i rrallë 40 milionësh, i avionëve luftarakë-bombardues Su-34. 

Lexo më shumë  Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *