Kuriozitete

(Video) I ngrinë llogaritë bankare, gruaja lë në gjysmë ndërhyrjen estetike, i mbeten buzët gjysmë të fryra

Një grua është bërë hit në internet pas publikimit të një videoje në TikTok, ku buzët e saj ishin gjysmë të fryra e arsyeja për këtë i ka bërë përdoruesit e kësaj platforme të qeshin me lot.

Hareem Shah që ka 6.5 milionë ndjekës, ka shpjeguar situatën e pakëndshme që tashmë është bërë virale.

Gruaja nga Pakistani tregoi se është detyruar ta lërë në gjysmë procesin e fryrjes së buzëve, kur një telefonatë i bëri me dije se kanë filluar hetimet ndaj saj për pastrim parash.

Ajo tha: “Tani jam në Britaninë e Madhe. Sot shkova të mjeku për të fryrë buzët”.

“Mjeku sapo kishte filluar me injektim në njërën anë të buzës, kur mora një telefonatë nga e cila u informova se agjencia federale pakistaneze ka ngrirë llogaritë e mia bankare”, tha Shah.

Kështu vendosi që procesin e fryrjes së buzëve ta lërë në gjysmë, për shkak të kostos së lartë dhe nuk kishte mundësi të paguante për shërbimet e kryera – kjo pasi i ishin ngrirë llogaritë bankare nga autoritetet pakistaneze.

Agjencia federale e hetimeve në Pakistan, filloi hetimet për pastrim parash kundër yllit të TikTokut, e cila më 12 janar kishte publikuar video të ndryshme ku shihej me grumbuj parash.

https://www.instagram.com/p/CZS8clBBwtu/?utm_source=ig_web_copy_link

Rruga Press

YouTube player