(Video) I mbuluar me batanije teksa qëndronte ulur, Putini shihet më pas duke çaluar gjatë “Ditës së fitores”
Presidenti rus, Vladimir Putin dukej se ecte duke çaluar gjatë organizimeve për Ditën e Fitores sot në Moskë dhe gjithashtu u pa i ulur me një batanije mbi prehrin e tij, duke ngritur kështu dyshime të reja mbi shëndetin e tij.
Sipas medieve të huaja, presidenti rus, 69 vjeç, mori pjesë në ngjarjen – që përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste në vitin 1945, ndërkohë që mbajti edhe një fjalim.
Por në disa pika – duke përfshirë edhe momentin kur la podiumin për fjalime, dhe shkoi te Varri i Ushtarit të Panjohur për të vendosur një kurorë – Putini dukej se po ecte me një hap të rëndë, sikur po përpiqej të fshihte një çalim.
Dhe, gjatë paradës, ai u pa i ulur me një batanije mbi gjunjë, pavarësisht se veteranët geriatrikë të luftës ishin ulur rreth tij me prehër të pa mbuluar.
Secili nga këto incidente do të ishte mjaft i lehtë për t’u hedhur poshtë – por së bashku ato do të bënin pak për të larguar thashethemet e vazhdueshme se Putini po përballet me probleme shëndetësore.
Rruga Press