Lajme

Në Tiranë bie depozita e ujit nga tarraca e pallatit, godet 3 makina

Një depozitë ka rënë nga tarraca e një pallati ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te Rruga e Durrësit, ku depozita e ujit ka rënë dhe për pasojë ka dëmtuar 3 makina qe ndodheshin të parkuara poshtë pallatit.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, sipas informacioneve paraprake. Janë vetëm 3 makina që janë dëmtuar për shkak se depozita ka rënë mbi to.

Lexo më shumë  Koordinatorja e OKB-së e vlerëson pozitivisht procesin e regjistrimit

Në momentin që ka rënë depozita nuk ka pasur njerëz; në të kundërt ky rast mund të kishte rezultuar fatal.

Në ndërkohë, nga Bashkia e Tiranës vazhdon të flitet për ujë 24 orë në Tiranë, ndërkohë që tarracat e pallateve janë të populluara me depozita uji, të cilat përveç dëmeve nga rrjedhja e ujit, me sa duket, janë të rrezikshme edhe për jetën e qytetarëve.

Lexo më shumë  Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *