Lajme

(Video) “I çmenduri” i radhës me motorr uji për pak vret pushuesin në Shëngjin

Vrasja me skaf e 7-vjeçares nga polici Arjan Tase në Himarë nuk është bërë ende mësim për shqiptarët që t’i përdorin me kujdes mjetet lundruese në breg dhe as për shtetin shqiptar që të marrë masat dhe të mos lejojë lëvizjen e këtyre mjeteve në breg në asnjë rrethanë gjatë sezonit turistik.

Një video e shpërndarë sëfundmi në rrjetet sociale tregon se si një burrë i ka shpëtuar për pak vdekjes teksa një “i çmendur” bën një manovër të rrezikshme me motor uji në vendin e mbushur me pushues.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Burri ishte duke notuar pranë bregut, ndërkohë që i afrohet një i ri me motor uji duke e kthyer atë në 180 gradë, gjë që ka rrezikuar seriozisht jetën e notuesit.

Dy ditë më parë, polici Arjan Tase, ish-shef i Komisariatit të Himarës vrau me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit pasi e futi mjetin lundrues në plazhin e mbushur me pushues. Dyushohet se skafi i Tases përdorej për trafik droge dhe e kishte në pronësi të tijën pavarësisht se me dokumente figuronte në emrin e dikujt tjetër.

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Fillimisht AMP njoftoi se do të hetohej për “vrasje nga pakujdesia”, por prokuroria e Vlorës hodhi poshtë mbrojtjen e policëve ndaj kolegut të tyre duke e akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *