Bota

VIDEO/Historike: NASA kap për herë të parë se si dëgjohet zhurma e erës në Mars

Që nga zbritja në vitin 2011 roveri ka udhëtuar më shumë se 20 kilometra dhe herë pas here dërgon imazhe për çdo kuriozitet marsian.

SHBA – Roveri Curiosity i NASA-s, së fundmi ka kapur një video të sipërfaqes së Marsit në të cilën për herë të parë dëgjohet se si tingëllon era marsiane.

Sipas American Post, anija kozmike u ngrit nga Toka dhjetë vjet më parë dhe që atëherë ka dhënë informacion për tokën dhe sipërfaqen e Marsit.

Në pamje mund të shihet se si duket horizonti marsian ndërsa era fryn në sipërfaqen e Marsit. Është një ngjarje e paprecedentë pasi nuk kishte asnjë regjistrim zanor për erën në planetin fqinj deri tani.

Roveri i NASA-s është tre herë më i rëndë dhe dy herë më i madh se paraardhësit e tij të lëshuar në 2004 . Fillimisht, misioni do të zgjaste vetëm një vit marsian (më shumë se një vit e gjysmë Tokë), por ai ende vazhdon të dërgojë informacion të vlefshëm në Tokë, si lexime rreth mjedisit në Mars dhe kushteve me të cilat qenia e parë njerëzore në planet mund të përballet.

Lexo më shumë  Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA
YouTube player
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *