Bota

VIDEO/ Hakmarrja për korrikun e 2014-ës, momenti kur droni ukrainas shkatërron sistemin anti-ajror të Rusisë

Ukraina është duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale si edhe në njerëz ushtrisë ruse që ka pushtuar vendin prej pesë ditësh. Burime zyrtare nga ushtria ukrainase bëjnë me dije se deri më tani janë vrarë 5 300 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar 196 tanke, krahas disa sitemeve anti-ajrore siç janë ato BUK.

Një sistem i ngjashëm u përdor edhe në korrik të vitit 2014 kur një avion i Malaysia Airlines u qëllua në ajër nga rebelët pro rusë në lindje t Ukrainës duke shkaktuar 283 të vdekur. Ukraina është duke përdorur disa dronë TB2 të Turqisë, me të cilët herë pas here sulmon ushtrinë ruse në tokë.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut

Sëfundmi ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e një sulmi me dron ndaj një sistemi anti-ajror BUK të Rusisë disa kilometra në veri-perëndim të Kievit.

https://twitter.com/trbrtc/status/1498320315662979076

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *