Lajme

VIDEO/ Grekët dhe serbët sulmuan “Dardanët” në stadium, çfarë nuk u pa nga ndeshja e mbrëmshme

Mbrëmjen e djeshme është luajtur sfida e vlefshme për grupin 2 të Nations League mes Greqisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit.

Golat e kombëtares greke kanë ardhur në minutën e 71-të nga Giakoumakis dhe në minutën e 98-të nga Mantalos.

Rezultati i ndeshjes nuk ishte ai që tërhoqi shumë vëmendje, por ishin trazirat e krijuara nga tifozeria vendase. Gjithçka nisi kur himni i kombëtares së Kosovës filloi, ku tifozët e Greqisë filluan të fërshëllenin.

Në fakt, nga sa u publikua më pas, u mor vesh që përveç huliganëve grekë, kishte dhe serb që kishin shkuar në stadium të mirpritur nga grekët.

Provokimi vazhdon duke shpalosur një pankartë të madhe, ku shfaqet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë. Situata filloi të përshkallëzohej kur tifozët grekë kanë goditur me gurë dhe sende të fortë në drejtim të tifozerisë së Kosovës.

Për të mos u mjaftuar me kaq, tifozët e kombëtares së Greqisë filluan të hidhnin flakadanë në drejtim të tifozëve të pranishëm për të mbështetur kombëtaren e Kosovës. Situata u bë shumë e nxehtë dhe loja u ndërpre nga gjyqtari kryesor. Disa lojtarë të kombëtares së Kosovës kanë shkuar te arbitri kryesor duke kërkuar me patjetër që ndeshja të ndërpritej pasi situata kishte përshkallëzuar.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

I pari që reagoi ishte sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Muriqi, i cili shkoi tek arbitri duke i thënë “ Duhet ta ndalojmë këtë m*t ndeshjeje”.

Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani tha:

“Nuk e besoj se ka qenë problem situata e flakadanëve. Në fushë jemi profesionist. Ato janë të rrezikshëm në momentin që prekin në trupin e ndonjërit.

Trajneri i tyre më shau kur unë protestova te gjyqtarët. I thashë se një trajner nuk duhet të ofendojë një futbollist, por le të mbetet në ndërgjejen e tyre”, tha lojtari i Napolit.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Lajmi i mirë është se askush nga tifozeria e Dardanëve nuk u lëndua. Këtë gjë e ka konfirmuar një anëtar i Dardanëve duke thënë se askush prej tyre nuk ishte lënduar.

Gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi me një postim në Instagram.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *