Sport

VIDEO/Goli i Vedat Muriqit ia dhuron tri pikë Mallorcas, largohet edhe më shumë nga zona e rënies

Mallorca dhe Vedat Muriqi kanë marrë fitoren e parë në stinorin pranveror duke e mposhtur Cadizin me rezultat 2-1.

Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 89-të, kur kishte shënuar gol.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët e Cadiz që shënuan në minutën e 8-të me Ruben Alcaraz për 0-1.

Salva Sevilla barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 20-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Muriqi kishte rast të mirë në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 36-të, kur goditja e tij me kokë u ndal nga portieri.

Mallorca fitoi penallti në minutën e 64-të,  ndërsa përgjegjësinë për të gjuajtur e mori Vedat Muriqi, i cili ishte i saktë për 2-1.

Ndeshja u mbyll me këtë rezultat dhe goli i Muriqit ishte vendimtar, duke bërë që Mallorca të marr fitore në La Liga pas gjashtë javësh.

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Mallorca mposhti një rival të drejtpërdrejt për mbijetesë si Cadiz dhe tani me 23 pikë mban vendin e 17-të me 23 pikë.

YouTube player