Sport

(VIDEO) Gjesti i bukur i Elseid Hysajt dhe Thomas Strakoshës, shohin tifozët shqiptarë në stadium dhe…

Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha po kënaqin tifozët shqiptarë jo vetëm me paraqitjet e tyre në futbollin italian në këto vite. Mbrojtësi kuqezi ka vendosur që të bëjë të lumtur dy tifozë shqiptarë pas ndeshjes që ekipi i Lacios ku ai është pjesë, luajti ndaj Xhenoas në transfertë.

Në videon e mëposhtme shihet Hysaj teksa i drejtohet vendit ku ata kishin hapur flamurin shqiptar në tribunën e stadiumit dhe u dhuron fanellën e tij tifozëve.

Por jo vetëm kaq. Ai u kthye dhe takoi Strakoshën, duke i treguar edhe portierit që të bënte të njëjtën gjë, duke i kënaqur këta tifozë me një mënyrë origjinale për mbështetjen e tyre në stadium.

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *