VIDEO, Gjermani/ Ja sa e rrezikshme është të ecësh me automjet gjatë përmbytjes
Një video e një shoferi tregon se si ai drejton automjetin e tij nëpër një nga zonat e përmbytjes. Në fillim ai nënvlerëson rrezikun – por sekonda më vonë ai e kupton se në çfarë rreziku ndodhet.
Kamera është e vendosur në mes pas xhamit dhe tregon një burrë që vozit për rreth një minutë e gjysmë nëpër një rrugë të përmbytur plotësisht në një nga zonat e përmbytjeve në Gjermani dhe shumë shpejt gjendet i rrezikuar.
Kur shoferi i afrohet një automjeti tjetër ai fillimisht bën shaka me faktin se makina para tij po fillon të notojë. Vetëm pak sekonda më vonë atij i ndodh e njëjta gjë, ku dëgjohen edhe sharje.
Makina e tij humbi kontaktin me tokën dhe pjesa e brendshme e makinës u mbush plot me ujë të ndotur. Objektet brenda makinës, ashtu si vetë makina pluskuan sipër ujit.
©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara