Lajme

Pa kondicioner dhe pa orare! Urbanët “tmerri” i qytetarëve të Tiranës, SFIDA e qytetarëve për Veliajn: Të dalë njëherë…!

E vërteta është se stacionet e linjave të autobusit në qytet vuajnë të gjithë nga mungesa e përdorimit të kondicionerëve, ndërkohë që thuajse në asnjë linjë autobusi, butoni që shoferët duhet të shtypin për të freskuar urbanin nuk ndizet.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve të nxehta bëhen akoma më të padurueshme, nëse për të shkuar diku nuk mund të marrësh makinë dhe duhet të udhëtosh me autobus. Të ngjeshur me njëri-tjetrin në temperatura që shkojnë gati 40 gradë, qytetarët e Tiranës udhëtojnë në autobusët e linjave të ndryshme në kryeqytet pa iu siguruar as kushtet më minimale.

Thuajse asnjë autobus nuk i ka të ndezur kondicionerët, ndërsa nuk përjashtohen as rastet kur pasagjerët mund të kenë përjetuar edhe gjendje të fikti për shkak të kësaj situate.

“Është e tmerrshme. Asnjë nuk do t’ia dijë. Një ditë një gruaje për ka sa nuk i ra të fiktë nga vapa” shprehet një pasagjere e linjës së autobusit Qendër- Kopshti Zoologjik- TEG.

“Edhe kur i themi faturinos pse nuk i ndez kondicionerët nuk është se ndryshon gjë. I thashë dhe bëri sikur nuk më dëgjoi. Në rastin më të mirë shfajësohen duke thënë se nuk kanë faj dhe se kështu janë urdhëruar” thotë një tjetër grua.

Lexo më shumë  Përmbysja e Vetingut/ Antoneta Sevdari: Proces i korruptuar, kapur nga krimi dhe politika!

E vërteta është se stacionet e linjave të autobusit në qytet vuajnë të gjithë nga mungesa e përdorimit të kondicionerëve, ndërkohë që thuajse në asnjë linjë autobusi, butoni që shoferët duhet të shtypin për të freskuar urbanin nuk ndizet.

“Kemi urdhër nga drejtuesit. Boll bërtitët, nuk kemi faj” shfajësohet një faturino, ndërkohë që nën zë pohon se ankesat mund të bëhen te Bashkia.

Qytetarët shprehen të idinjuar edhe për faktin se autobusët mbingarkohen me njerëz, pavarësisht vapës dhe situatës me pandeminë.

“Le të dalë njëherë kryetari i Bashkisë në këtë orë e të udhëtojë me autobus e të shohë se çfarë ndodh. Rrinë njerëzit si sardele e as nuk pyet kush” thotë një qytetar, i cili udhëton në linjën e autobusit për në Kinostudio.

Të ngjeshur me njëri-tjetrin, pa ajrosje dhe freskim, qytetarët përveç kushteve të mjerueshme brenda në autobusë, ku nuk ka asnjë kontroll mbi cilësinë e shërbimit ankohen edhe për shpeshtësinë me të cilin autobusët lëvizin.

Lexo më shumë  Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Ndryshe nga çfarë thuhet nga Bashkia e Tiranës për itinerarin dhe stacionet e linjave të transportit publik të Tiranës brenda njësive administrative urbane, që pritja në stacionet e autobusëve mund të variojë nga 3 deri në 13 minuta sipas linjave të autobusëve dhe orarit (orar piku ose orar normal), në shumë raste, kjo pritje zgjat mbi 30 apo 45 minuta.

Shqetësim për një pjesë të linjave është edhe orari i funksionimit të tyre. Edhe pse vërehet se orari i transporti publik është 06:00 – 23:00 çdo ditë (pavarësisht festave ose ditës së javës), diçka e tillë nuk zbatohet në të vërtetë në të gjitha linjat.

Një shembull për këtë është linja e stacionit Qendër-Kopshti Zoologjik-TEG, ku jo rrallë herë, sidomos gjatë fundjavave është thuajse e pamundur të planifikosh të udhëtosh me autobus dhe aq më keq, autobusët e ndërpresin qarkullimin pas orës 18:00 apo 19:00 të mbrëmjes./si/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *