Lajme

VIDEO/ Gert Shehu e priti në trotuar Berishën, pamjet pak minuta para ngjarjes

Këto janë pamjet para se Gert Shehu të qëllonte me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai duket i vetëm duke ecur në bulevardin “Zhan Dark”, madje ulet dhe pushon në trotuar. Ky pozicionim i tij përkon me vendin ku ndërmori aktin e paprecedent.

Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që 31-vjeçari të ketë qenë brenda rrethimit të selisë blu.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje të tjera të kamerave të sigurisë duke përcaktuar internerarin që ka ndjekur ditën e ngjarjes i riu i cili dyshohet se vuan nga çrregullime psikologjike.

Lexo më shumë  Investigimi i La7/ Trajtimi çnjerëzor i emigrantëve në qendrat e Italisë dhe dyshimet për Shqipërinë

Euronews Albania mëson se gjatë paradites, ai ka vizituar xhaminë e tabakëve, ka kryer ritualin fetar të faljes duke respektuar rregullat e besimtarëve dhe respektimin e stafit, pasi kishte mbërritur me vonesë.

Gert Shehu mësohet se ka lanë spitalin e traumës. Burime nga policia i thanë Euronews Albania se ai është dërguar në paraburgimin 313 por nuk dihet nëse është mbajtur aty apo është dërguar në spitalin e burgut.

Lexo më shumë  Gjendet armatim në Veri, Sveçla dhe drejtori i Policës mbajnë konferencë të jashtëzakonshme

Për 31-vjeçarin gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndërsa avokati i tij ka kërkuar një ekspertizë të detajuar të gjendjes mendore.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *