(VIDEO) Franca dërgon armatim të rëndë në Ukrainë – sistemet antitank Milan dhe Ceaser
Franca po dërgon obus vetëlëvizës Caesar të prodhimit francez – armë me rreze të gjatë – në Ukrainë deri në fund të muajit, konfirmoi të premten Pallati Elysee.
Në një intervistë me median franceze, Ouest-France të premten, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi “po shpërndante pajisje të konsiderueshme dhe disa lloje armësh duke përfshirë Milan dhe Ceaser”.
“Mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Gjithmonë duhet të kemi një vijë të kuqe, e cila është të mos jesh bashkëpjesëmarrës në luftë”, shtoi presidenti francez, raporton cnn.
Rreth 40 anëtarë të shërbimit ushtarak ukrainas do të mbërrijnë në Francë për t’u trajnuar rreth pajisjeve të reja ushtarake.
Sistemet e armëve antitank, Milan tashmë janë dorëzuar, tha Elysee. Caesar është një sistem artilerie i montuar në kamion me një armë vetëlëvizëse të zhvilluar nga Nexter Systems.
Ndryshe, ushtria franceze tashmë ka shfrytëzuar pajisjet Caesar në vende të ndryshme, duke përfshirë “Afganistanin, Libanin, Malin, Irakun dhe Azinë Lindore”.
Rruga Press