Lajme

(Video) Filmi i parë ku do flitet ilirisht, ‘Illyricvm’ shumë shpejt nëpër kinema

Filmi me metrazh të gjatë i titulluar ‘Illyricvm’ thuhet se do jetë filmi i parë që sjell në skenë ilirët e lashtë dhe ilirishten në një bashkë-produksion mes Kosovës, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Bosnjës.

I konceptuar në vitin 36 para erës sonë, në film do të flitet për përvojën e një djali të ri ilir, në një kohë kur principatat ilire kanë qenë nën pushtimin romak.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Sipas përmbledhjes së publikuar nga autorët, i riu thirret nga një divizion romak i kohës, për t’i ndihmuar në mbledhjen e taksave nga vendasit – një detyrë që fillimisht mendohej e lehtë, por që më vonë rezulton të jetë plot sfida të papritura nga fiset ilire të cilat tregojnë më tepër rezistencë seç pritej duke refuzuar të përulen dhe nënshtrohen.

Ne e shohim jetën e atëhershme nga sytë e këtij të riu, i cili shihej nga romakët si një ‘barbar primitiv’, por që gradualisht i ndihmon ata të kuptojnë se dy botët e tyre nuk janë edhe aq të ndryshme nga njëra-tjetra.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Regjizori i filmit është kroati Simon Bogojević Narath, producent shqiptari Fatmir Spahiu dhe aktor kryesor, shqiptari nga Kosova, Ylber Bardhi.

Filmi pritet të vij në kinema në vjeshtë pasi u vë në skenë në Festivalin e Filmit në Kroaci më 21 korrik.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *