KryesoreLajme

(Video) Fërçkovski ambasador i MV në OKB, dikur donte t’i hedhë shqiptarët në det

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në OKB, Ljubomir Frçkovski në një intervistë për televizionin Sitel thoshte: “Shqiptarët do të përfundojnë në Adriatik”.

Ljubomir Frçkovski në një intervistë në Sitel, në vitin 2001 shprehej se “shqiptarët nuk mund të prodhojnë struktura, ata nuk mund të prodhojnë as një Shqipëri të vogël, ata mund të prodhojnë vetëm një kaos të madh rajonal”. Frçkovski thoshte gjithashtu: “Nëse do përballemi me tezën se duhet negociuar me terroristët dhe ndarjen e vendit, absolutisht opsion më i pranueshëm për ne është ndërhyrja e ushtrisë greke dhe asaj bullgare së bashku me tonën”.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Ambasadori që sot përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dikur kishte një retorikë anti-shqiptare. Ai frikësohej se shqiptarët mund të zgjidhnin çështjen e tyre, e cila mund t’i prekë ata në territorin e RMV.

Kjo pjesë e shkëputur nga intervista e tij po bën xhiro në rrjetet sociale, gjë që ka shqetësuar qytetarët të cilët po ngrejnë pikpyetje për kredibilitetin e tij në përfaqësimin e tyre në OKB. /NEWS33

Lexo më shumë  Bislimi për Planin e Rritjes së BE: Kosova mund të përfitojë deri në 945 milionë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *