Sport

VIDEO/ Dy gola për tre minuta në Spanjë, Myrto Uzuni i papërmbajtshëm për Granada-n

Granada ka një protagonist absolut tashmë. Nuk nevojitej një konfirmim për të, Myrto Uzuni është lideri i kësaj skuadre në La Liga 2.

Sot, sulmuesi shqiptar ka realizuar dopietë ndaj Andorras, në harkun e tri minutave. Fillimisht Uzuni “tundi rrjetën” në minutën e 10-të, e më pas realizoi sërish në minutën e 13-të.

27-vjeçari po luan sezonin e tij të dytë me këtë ekip dhe shifrat flasin në favor të tij. Në 22 ndeshje, Uzuni numëron jo pak por 14 gola.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *