Bota

VIDEO/ Dramë në Jon, dhjetëra emigrantë bllokohen në det pasi u prishet anija

Një grup refugjatësh kurdë rrezikojnë jetën, teksa lëvizin në një anije të dëmtuar, pa ujë dhe pa ushqim në ujërat e detit Jon.

Sipas mediave greke, rreth 85 refugjatë politikë, kryesisht nga Irani dhe Iraku, u nisën për në Itali për të kërkuar azil politik, por filluan të tërhiqeshin në detin Jon nga era, kur anija e tyre pushoi së punuari.

I afërmi i një prej refugjatëve në anije ka thënë se kushëriri i tij, i cili u dënua me 98 vjet burg në Turqi është gjithashtu në bord.

Lexo më shumë  Amnesty International: Ushtria izraelite po kryen krime lufte në Gaza me armatim amerikan

Ai shtoi se refugjatët duhej të telefononin rojet bregdetare greke. Një anije mbërriti, por nuk pranoi t’i ndihmonte, duke i lënë refugjatët duke lundruar në det të hapur në anije. Mes tyre ka gra dhe fëmijë që nuk kanë qasje në ujë apo ushqim për dy ditët e fundit.

Edhe pse i afërmi kontaktoi shumë OJQ, nuk mundi të merrte një reagim të menjëhershëm.

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga Izraeli për varrezat masive në Gaza

Ky nuk është rasti i parë kur policia kufitare greke le në mëshirë të fatit plot refugjatë pa ujë dhe ushqim e shpeh herë thjesht duke pritur mbytjen në det.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *