KryesoreSport

(Video) Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, fiton medaljen e artë për dy minuta

Ashtu siç pritej, xhudoja i ka siguruar medaljen e parë Kosovës në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë. Madje medalja e parë është e artë. Atë e ka fituar xhudistja Distria Krasniqi, kampionia olimpike nga Tokio 2020.

Si bartëse e parë, Distria ishte e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë, përkatësisht në çerekfinale e mposhti qiprioten Sofia Asvesta. Ndërkohë në gjysmëfinale e kaloi spanjollen Ana Perez Box. Ndaj të dyjave realizoi herët “Waza-ari” dhe më pas kontrolloi luftën deri në fund. Nuk u rrezikua për asnjë moment.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Në finale, Distria e kishte përballë kroaten Ana Viktorija Puljiz. Puljiz ishte bartëse e tretë. 20-vjeçarja është në momentin më të mirë në karrierë. Në fund të prillit fitoi medaljen e bronztë evropiane, ashtu si Distria. Puljiz ishte përballur me Distria Krasniqin fund të janarit në Portugali dhe kishte pësuar humbje.

Në finalen e Lojërave Mesdhetare, Distria ishte bindëse. Shkëlqeu. Realizoi dy hedhje të bukura për fitore të shpejtë me Ippon.

Për suksesin e Krasniqit u shpreh shumë i lumtur trajneri i saj Driton Kuka i cili ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”.

“Medalja e artë për Kosovën! Disi shkëlqeu sot në Lojëra Mesdhetare në Algjeri. Ishte dominante në çdo aspekt. Pas pak lufton edhe Flaka për medalje të bronztë! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *