Sport

Video/ Chelsea shpëton me golat e Jorginho. Liverpool mposht ish legjendën e “The Reds”

Te Chelsea ka diçka që nuk shkon në javët e fundit. Ekipi është i brishtë, pëson gola por sot skuadra e Tuchel fitoi me shumë vështirësi në Premier League teksa mundi 3-2 një Leeds United shumë agresiv dhe të bukur.

Në “Stamford Bridge”, ra sërish në sy zgjedhja e trajnerit gjerman për të lënë Lukakun në stol teksa miqtë shënuan të parët me Raphinha e më pas Chelsea e përmbysi me Mount dhe Jorginho. Në minutat e fundit, Gelhart shënoi golin e barazimit duke lënë me 1 pikë Chelsean.

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Në sfidën tjetër ishte një përballje shumë e veçantë ku një legjendë si Steven Gerrard u rikthue në “Anfield Road” si kundërshtar, trajner i Aston Villës.

Ndeshja u kontrollua dhe u dominua nga “The Reds” të cilët humbën shumë raste e të pakta ishin ato nga kundërshtari ndërsa fatin e përballjes e vendosi një penallti e akorduar dhe e ekzekutuar nga Mo Salah në 67’.

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Kjo fitore e Chelsea dhe Liverpool ruan treshen kryesuese të pandryshuar ku Man. City mbetet e para me 38 pikë, Chelsea 37 dhe Liverpool 36 pikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *