Kuriozitete

VIDEO/ Burri amerikan shikon film horror, kthehet hit në internet

Një burrë është bërë hit me reagimin e tij, pasi sheh një skenë të frikshme të një filmi horror, ku reagimi që kishte ka bërë gruan dhe vajzën e tij të qeshin me zë.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale shfaq 47-vjeçarin Christopher Cruz, teksa në ankth ndjek filmin horror, e madje kafshon buzët nga frika se çfarë do të ndodhë.

Ai ishte filmuar fshehtas nga mikesha e tij Cheryl Smith nga Karolina e Jugut, e cila nuk mund të ndalej duke qeshur me reagimet e tij.

Gruaja e tij Melissa që qëndronte ulur pranë tij në divan, i bën me dije në një moment se është bërë objekt tallje dhe se duhet të ndalet me reagimet e tij. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *