Lajme

(Video) Bora Muzhaqi godet përsëri: Ju kërkoj ndjesë për diellin e tepruar

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nuk e humbi shansin as sot për të bërë një tjetër gafë. Gjatë fjalës në panelin e Kongresit të PS ku ishte e ftuar, ajo ka kërkuar ndjesë për diellin që ndriçonte fort. 

“Do falenderoj shumë panelistët dhe ndjesë për diellin e tepruar po ia keni dalë më së miri… Besoj se të rinjtë sot kanë mësuar disa gjëra të reja”, deklaroi ajo ndër të tjera. Kjo nuk është hera e parë që Muzhaqi lëshon gafa. Përpara disa javësh ajo tha se i takonte të lëvizte me makinë sepse ishte…ministre.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Mos ndoshta ministrja kujton se edhe diellin, si gjithçka në Shqipëri, e kontrollon Rama dhe për nivelin e ndriçimit të tij ka përgjegjësi qeveria ku ajo bën pjesë?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *