Bota

VIDEO/Bombardohet teatri në Mariupol, ku ishin strehuar qindra njerëz

Këshilli Bashkiak i Mariupolit ka publikuar një imazh të teatrit të qytetit ukrainas – ku thuhet se janë strehuar qindra njerëz – pasi pësoi dëme të mëdha në një bombardim të mërkurën.

CNN e ka lokalizuar imazhin dhe ka konfirmuar se është e teatrit. Videot treguan një zjarr që shpërtheu në rrënojat e teatrit.

Këshilli i qytetit tha se forcat ruse kishin “shkatërruar me qëllim dhe në mënyrë cinike Teatrin e Dramës në zemër të Mariupolit. Aeroplani hodhi një bombë në një ndërtesë ku ishin fshehur qindra banorë paqësorë të Mariupolit”.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Këshilli Bashkiak tha se numri i viktimave ende duke u verifikuar dhe shumë shpejt do të dilet me një njoftim të ri.

Lexo më shumë  Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

“Është e pamundur të gjesh fjalë që mund të përshkruajnë nivelin e mizorisë dhe cinizmit me të cilin pushtuesit rusë po shkatërrojnë popullsinë civile të qytetit ukrainas buzë detit. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit mbeten përballë armikut. Këto janë plotësisht njerëz paqësorë të paarmatosur”, thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave paraprake, më shumë se 1000 njerëz ishin fshehur atje. Mundësia për të arritur atje dhe për të larguar rrënojat është i ulët për shkak të granatimeve dhe bombardimeve të vazhdueshme të qytetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *