Bota

(Video) Blinken: Falë Albright, SHBA doli në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës kundër agresionit serb

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se mbarë bota po mbanë zi për vdekjen e ish sekretares së shtetit, Madeleine Albright.

Në një videomesazh, Blinken ka theksuar kontributin e Albright për Kosovës që sipas tij falë saj, SHBA doli në mbrojtje të popullit shqiptar kundër agresionit serb.

“Falë saj, rol i cili nuk ishte i vogël, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke iu bashkuan NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara mbrojtën shqiptarët etnikë në Kosovë kundër agresionit serb. Sot, ka një shesh dhe një rrugë në Kosovë me emrin Madeleine, dhe një statujë e saj qëndron në kryeqytet”, ka thënë Blinken.

Blinken shpjegoi arritjen e Albbright në SHBA si refugjate në moshën 11 vjeçare duke shtuar se ajo kurrë nuk e kishte harruar bujarinë që Amerika i tregoi familjes së saj kur ata kishin më shumë nevojë.

“Pasi mbërriti në SHBA si refugjate në moshën 11 vjeçare, Madeleine Albright nuk e harroi kurrë bujarinë që Amerika i tregoi familjes së saj kur ata kishin më shumë nevojë. Pasi e pa Amerikën në më të mirën e saj, ajo nxiti pamëshirshëm që ne të përmbushnim rolin tonë si një fener moral. dhe mbrojtës i lirisë”, ka treguar sekretari amerikan.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Dhe pasi kishte përjetuar tmerret e luftës nga dora e parë – duke ikur nga Çekosllovakia pasi pushtuan nazistët, më pas duke u fshehur në strehimore ndërsa bombat gjermane binin në Londër – ajo besonte se Shtetet e Bashkuara duhet t’i përgjigjen me forcë diktatorëve dhe tiranëve”, ka shtuar ai.

Blinken gjithashtu tha se Albright ka udhëhequr një brez diplomatësh e ekspertë të sigurisë kombëtare dhe ka theksuar se vet ai ishte përfitues i mençurisë së saj.

“Madeleine udhëzoi një brez diplomatësh dhe ekspertësh të sigurisë kombëtare. Unë jam një nga shumë që kam përfituar nga mençuria dhe inkurajimi i saj. Dhe në karrierën e saj pas shtetit, ajo iu përkushtua mësimdhënies, duke vazhduar të investojë në diplomatët dhe udhëheqësit tanë të ardhshëm”, ka deklaruar Blinken.

Tutje, ai ka thënë se pas largimit të saj nga Departamenti i Shtetit, Albright ishte pyetur nëse ishte e lehtësuar se nuk po përballet me krizat në mbarë botën dhe përgjigja e saj ishte se “i mungon çdo ditë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Pas largimit nga Departamenti i Shtetit, kur u pyet nëse ishte e lehtësuar që nuk po përballej me krizat në mbarë botën, ajo do të thoshte thjesht: “Më mungon çdo ditë”. Ajo e donte këtë vend. Ajo e donte këtë departament. Dhe ne e donim atë përsëri”, thotë Blinken.

Në fund të video mesazhit, sekretari amerikan ka falënderuar Albrihght.

“Për të parën tonë, Zonjën Sekretareshë, faleminderit”, përfundoi Blinken

Të mërkurën, në moshën 84-vjeçare ka vdekur mikja e madhe e Kosovës, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Ajo ishte në krye të diplomacisë amerikane në kohën e luftës në Kosovë dhe njëra prej përkrahësve më të mëdha të sulmeve ushtarake të NATO-s kundër forcave të Serbisë, të cilat po kryenin masakra kundër popullatës shqiptare të Kosovës.

Në shenjë nderimi për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë është ngritur busti i saj dhe një shesh mban emrin e saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *