Lajme

(Foto) Basha largohet nga Shqipëria. Ku po shkon?

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar këtë të Shtunë fotografi të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili duket në aeroport, me valixhe në dorë. Raportohet se Basha është larguar nga vendi.

Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së disa ditë më parë. Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës njohu vendimet e Kuvendit të PD-së, zhvilluar më 11 Dhjetori në “Air Albania”. Më pas, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit shkuan në seli. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se PD është një parti e hapur edhe ndaj kritikëve të të tij – përfshirë Lulzim Bashës.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Këtë të Shtunë, Flamur Noka u shpreh se “nëse rrimë peng i inateve, është problem për të ecur përpara”. Ai shtoi se PD “do jetë e hapur për Bashën që do jetë një nga kolegët tanë dhe për çdokënd”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *