BallinaLajme

VIDEO/ Basha publikon pamjet nga spitali Covid-2: Kjo është e tmerrshme

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video të transmetuar nga News24 në hyrje të spitalit covid-2 i njohur edhe si Sanatoriumi.

Një qytetar shprehet se ka familiarët e tij me orë të tëra në ambulancë sepse spitali i thotë që nuk ka vende. “Po na trajtojnë si kafshë, duke na lënë në makina” – thotë ai në intervistë. Për këto pamje, Basha thotë se është shumë i tronditur nga këto pamje.

Lexo më shumë  Rexhepi: Më mirë zgjedhje në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit

“Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën. Kjo është tragjikisht, e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre. Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë!

Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para. Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!” – shkruan Basha.

Lexo më shumë  Kurti: Ekziston një frikë e ankth në Evropë nga kthimi i mundshëm i Trumpit

YouTube player