Lajme

(Video) Banorët e “5 Majit” filmojnë live takimin me Ramën: Kryeministri nuk na dëgjoi

Një ndër banorët që është takuar këtë të enjte me kryeministrin është dhe nënë Liza e cila është shprehur mosbesuese për atë që ka thënë kryeministri Rama.

Gjatë deklaratës së kryeministrit nëna është shprehur se nuk ka marrë asnjë garanci në lidhje me takimin e tij. Kryeministri i  është drejtuar se shtëpinë nuk mund t’ja sjellë në moment, para kuvendit.

“E do shtëpinë këtu s’ta sjell dot”, ka thënë Rama.

Ndërkohë nënë Liza thekson se nuk kanë marrë asnjë garanci.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

“Asnjë garanci fjalët i merr era, unë nuk marr shtëpi me taksa e nuk na ka dhënë asnjë afat. Nuk besoj gjallë, i merr era, 50 këtu. Jo s’dal nga shtëpia, kontratë e firmos kur ta marr nga Bashkia.

E di kur ulemi, kur ta vulosi kryetari i Bashkisë me noter e me të gjitha.

Nuk kam mundësi me i fal shtetit. Metrat katrore i dua të gjitha, nuk kërkoj vilë, dua shtëpinë si kam pasur, isha në proces legalizimi, na e kanë bllokuar”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Sipas qytetarëve që ishin të pranishëm në takimin me z. Rama, ky i fundit ka qenë agresiv, prepotent dhe nuk i ka lënë që të flasin. Njëta prej protestuesve të pranishme aty ka zgjedhur që të filmojë me telefonin e saj që këtë gjë ta dëshmojë me pamje. Në video ajo dëgjohet duke thënë: Kryeministri nuk na dëgjoi, po regjistroj për vete…dhe nuk na ka bërë asgjë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *