Lajme

(VIDEO) Atëherë dhe sot – Jugosllavia dhe Shqipëria

A ka ngjajshmëri politike “Mini Shengeni” – Open Ballkani i sotëm i Edi Ramës me Vuçiçin me marrëveshjen e vitit 1946 mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë?

Sokol Kolgjini zbërthen shpjegimin e kësaj marrëveshjeje. Ai thotë se pika e parë e asaj marrëveshje ndërmjet Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës ishte bashkimi doganor. Pastaj, barazimi i lekut me dinarë.

Lexo më shumë  Akuzat për trafik armësh dhe KAYO, eksperti i sigurisë: Kryeministri ka menduar të zotërojë paratë e tregut të mbrojtjes bashkë me Ron Yeffet! KAYO u ngrit për vjedhje në tendera

“Krijimi i shoqërive të përbashkëta për shfrytëzimin e mineraleve, ujërave shqiptare. Shfrytëzimi i gjithçkaje shqiptare”, shton Kolgjini.

Sipas tij, efekti ishte negativ në aspektin ekonomik dhe kombëtar. Ishte zhvleftësuar për disa herë leku për 12 herë. Dhe, në atë kohë, tregu shqiptar ishte blerë nga jugosllavët.

“Në çdo zyrë në institucionet shqiptare ishte një përfaqësues jugosllav”, ka deklaruar ai. Në video Kolgjini tregon se ajo marrëveshje kishte rrënuar edhe idenë për t’u marrë me problemin e shqiptarëve të Kosovës.

Lexo më shumë  Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi

Për më shumë ju ftojmë ta dëgjoni.

Shkëputur nga Tryeza e Kukësit, 13 nëntor 2019.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *