KryesoreLajme

(Video) Ambasadori amerikan: ShBA është krenare që e quan Kosovën partnere dhe mike

Në 14-vjetorin e pavarësisë, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se shteti i tij është krenar ta quajë Kosovën shtet mik dhe partner.

Diplomati amerikan përmes një video-mesazhi ka theksuar se arritjet e Kosovës gjatë këtyre 14 viteve janë të jashtëzakonshme.

“Sot, Kosova feston 14 vjet të pavarësisë – 14 vjet si një vend sovran dhe si një partner i besuar i Shteteve të Bashkuara. Arritjet e Kosovës gjatë 14 viteve të shkurtra të fundit janë asgjë më pak se të jashtëzakonshme – një demokraci e gjallë, një ekonomi e aftë dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Kosovën partnere dhe mike”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Sot Kosova shënon 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *