Bota

(Video) 8 marsi në kohë lufte, Vitali Klitschko u dhuron lule ushtareve ukrainase

Me tingujt e luftës në sfond, por kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko nuk ka harruar të urojë 8 marsin.

Ai ka zgjedhur që në këtë ditë të veçantë t’i dhurojë lule ushtareve ukrainase, të cilat ndodhen në vijën e parë të luftës.

Videon e këtij momenti ish-kampioni i botës në boks e ka publikuar në rrjete sociale.

Një urim ka ardhur edhe nga gratë ukrainase,të cilat shfaqen në pamje të armatosura rëndë.

Kujtojmë që sot jemi në ditën e 13 të pushtimit rus në Ukrainë. Deri më tani dëmet përllogariten të madha si në njerëz, por edhe infrastrukturë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *