Lajme

Vetting në drejtësi, qeveria e Kosovës çon përpara procesin

Prokurorët dhe gjyqtarët në Kosovë do t’u nënshtrohen procesit të vetingut. Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën qeveria miratoi draft-dokumentin për vettingun në drejtësi përmes të cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit.

Lirinë e fituar duhet ta institucionalizojmë përmes drejtësisë, tha kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, vetting-u do të tregojë gjendjen aktuale brenda sistemit gjyqësor sa i përket kapaciteteve profesionale, etikës së punës dhe integritetit të aktoreve të gjyqësorit në përgjithësi.

Lexo më shumë  Kurti: Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, për presidentin të gjithë kemi përgjegjësi

Për realizimin e procesit po shqyrtohen dy propozime. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se procesi i vetting-ut do të nisë vitin e ardhshëm dhe do të bëhet përgjate një periudhe optimale 5-vjeçare.

“Mekanizmi i pavarur do të ketë mandatin e tij në verifikimin e integritetit personal të subjekteve për vlerësimin e performancës, profesionalizmit dhe kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha ministrja.

Haxhiu premtoi se i gjithë procesi do të jetë i drejtë, profesional, i pavarur dhe efektiv./a2/

Lexo më shumë  Ngjyra, piktura dhe… protestë! 40 ditë revoltë popullore. Veç pankartave të veçanta, vogëlushët, risia e tubimeve para Kryeministrisë. Të pranishëm që nga dita 1

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *