Vetranë i UÇK-së: Ky Vendim i OVL – UÇK-së, nuk më përfaqëson mua dhe vendosshërisht distancohem nga ai. Si i tillë është i gabueshëm dhe për më shumë, është i turpshëm!
Ilir Dugolli
REAGIM: VENDIM-it; Nr.Prot.213/2025 TË OVL-UÇK-së
Nga një tubim elektoral zgjedhor i PDK-së, në bojkotim të festes shtetërore, 17 Shkurti; Dita e Pavarësisë së Kosovës, dhe të Epopesë së UÇK-së. Këto festa i organizon qeveria e Kosovës me një agjendë të veçantë festive.
Unë si veteranë, do të festoj, respektoj e vlerësoj këto agjenda. Këto festa i kam festuar për çdo vit, dhe ëndrra ime (në kohën e luftës, thosha,nëse do të jetoja), ishte që ti festojmë këto ditë, nga qeveria e shtetit tim.
Ky Vendim i OVL – UÇK-së, nuk më përfaqëson mua dhe vendosshërisht distancohem nga ai. Si i tillë është i gabueshëm dhe për më shumë, është i turpshëm!
I ftoj të gjithë veteranët e UÇK-së, të distancohen nga ky Vendim që është jo vetem irracional, por edhe tendencioz, që veteranët, të pozicionohen kundër qeverisë së shtetit tyre.
ID.
Rruga Press