Vetëvendosjes i shtohet një ulëse në Kuvend kur janë numëruar vetëm 27% e votave në përfaqësitë diplomatike
Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar një numër të përfaqësimit në Kuvendit e Kosovës, pas votave të para të numëruar nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas të dhënave të KQZ-së, LVV tani ka 49 ulëse në Kuvend, PDK 24, LDK 19, Aleanca 8 deputetë.
Nga numërimi i 13 kutive prej 47 gjithsej nga votimi në përfaqësitë diplomatike, LVV ka 6482 Vota, PDK-ja ka 579 Vota, LDK-ja ka 462 Vota dhe AAK-ja 124 Vota.
Rruga Press

