KryesoreLajme

Vetëvendosje kërkon hetime për legalizimet në Prishtinë

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka mbajtur sot një konferencë për media.

Shefi i grupit të asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla, tha se të gjithë indikatorët na bëjnë të ditur se situata në Komunën e Prishtinës është e rëndë për shkak të keqqeverisjes që, sipas tij, është duke ndodhur në Prishtinë.

Lexo më shumë  “Lironi protestuesit! Ndalni represionin policor”/ Tubimi para Gjykatës Penale, aktivistja Vatnikaj: Të hënën dhe të shtunën protesta kombëtare! Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

Po ashtu, Sveçla ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet lidhur me pretendimet për legalizime të paligjshme në kryeqytet, pas publikimit të disa mesazheve ku përmenden raste konkrete të legalizimit të objekteve.

Ai ka thënë se ndërmarrjet komunale janë në gjendje të rëndë, si Ndërmarrja Publike “Pastrimi” dhe Ndërmarrja Banesore Publike, së cilës dje iu janë bllokuar llogaritë bankare.

Lexo më shumë  Dita e 97 e protestës nis para Gjykatës Penale ku do vendoset masa e sigurisë për të arrestuarit, qytetarët: Nuk na intimidoni dot!
YouTube player