Lajme

Vetëvendosje demanton Vuçiqin: Serbia s’është e interesuar për normalizim

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është i interesuar për normalizim të raporteve, pas sipas saj, ai s’e duron barazinë me Kosovën.

Nëpërmjet një videomesazhi, partia në pushtet ka thënë të enjten se Kosova është Republikë e të gjithë atyre që duan të jetojnë në të.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Kjo deklaratë e përshkruan qasjen e këtij shteti për tash e një kohë karshi dialogut. Më 28 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, Vuçiqi iku nga nënshkrimi ani pse thoshte se është dakord me marrëveshjen. Ai në vazhdimësi e shkeli marrëveshjen e Brukselit, për të cilën thoshte se është dakorduar. Për më pak se gjashtë muaj, as marrëveshjes që në mënyrë decidive thotë se palët do ta respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës”, thuhet në videon e publikuar në Facebook, ku VV-ja shfaqi deklarimet e mëhershme të presidentit Vuçiq mbi marrëveshjen me Kosovën.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Sipas VV-së, Serbia po i ikën nënshkrimit “pasi s’e do marrëveshjen me Kosovën”.

YouTube player