KryesoreOpinion/Aktualitet

Veterani i UÇK-së: KFORi e Eulexi, në rastin ma të mirë, kanë dështu; e në rastin ma të keq, kanë ndihmu aktivisht terroristët me shpëtu prej ligjit

Shkruan Frashër Oseku

Rada Trajkoviç po thotë te një media serbe (www.Kossev.info) se Eulexi dhe KFORi paskan luejtë “rol historik” në sulmin terrorist që vrau Afrim Bunjakun dhe plagosi dy kolegë të tij – duke i shpëtu nga rrethimi terroristët!

Eulexi dhe K-Fori na shurdhojnë përditë në tv, tu defilu me tanke e helikopterë, kishe po ruejmë sigurinë. E Serbia iu fut para hundëve në Kosovë një kompani të motorizume, komplet me xhipa, kamionë, e autoblinda. E pra, K-Fori ish dashtë me qenë tuj i pritë, se kjo njësi trajnohet në një bazë serbe, menjëherë jashtë kufinit. Mjafton kjo për me u kërku përgjegjësi ndërkombëtarëve. Në vendet e tyne të origjinës, ata do ishin flakë fishek prej punës për këtë dështim.

Lexo më shumë  Meloni do ta mallkojë atë ditë kur njohu Ramën

Por nëse Rada Trajkoviçi ka të drejtë. Nëse KFORi dhe Eulexi u kanë ndihmu njëmend terroristëve me shpëtu prej ligjit. Atëhere kjo është skandal. I bjen se KFORi dhe Eulexi kanë punu si forcë eksfiltruese e terroristëve!

Ne me serbët dimë të merremi vesh, jemi penicilin për ta. Veç kqyr si janë ba, si pulë pa kry. Vuçiqi, strategu i ma-a-adh, po ua le kambët e arushës serbëve të Kosovës, “ranë në kurth të Kurtit.” E Radojçiqi, heroi i pasulit, la shokët e iku i pari nga Banjska: ik bythë se të lashë.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Problemi nr 1 i Kosovës sot janë serbofilët perëndimorë. Tipat si Borrell, Lajçak e Stano, me leshkot që i kanë vendosë me u pri akronimeve në Gegëni. Qeveria këtyne duhet patjetër me u tregu vendin, ashtu si ka ba Sllovenia, Kroacia, Azerbejxhani, e çdo vend tjetër që ka dashtë me u ba përnjëmend sovran.

KFORi e Eulexi, në rastin ma të mirë, kanë dështu; e në rastin ma të keq, kanë ndihmu aktivisht terroristët me shpëtu prej ligjit. Prishtina ka të drejtë me i shpallë krenët e tyne persona non grata qysh nesër.

Rruga Press

YouTube player