Veteranët takohen sot me Kurtin
Veteranët e UÇK-së do të priten sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimi i tyre parashihet të fillojë në ora 09:00.
Kërkesa për takim ka ardhur nga kryeministri Kurti, pas protestës së veteranëve gjatë ditës së enjte, e cila pengoi edhe zhvillimin e seancës së Kuvendit.
Krerë të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së premtes të thirrur nga kryeministri Kurti.
Kushti i veteranëve për shpërndarje nga protesta e së enjtes ishte që të ndërpritej seanca e Kuvendit, ku duhej të diskutohej për Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti. Dhe pasi, kryetari Glauk Konjufca, njoftoi për ndërprerje të seancës, edhe protestuesit e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nisën të shpërndahen.
Rruga Press