Lajme

Vetëm një e treta e transportit të përgjithshëm në Maqedoni është legal

Në Maqedoni të Veriut, vetëm 1\3 e transportit të përgjithshëm vepron legalisht. Kështu të paktën pretendon dekani i Fakultetit të Sigurisë në Shkup, Nikolla Dujovski.

Dujovski në një intervistë për TV Telma tha se tragjedia që ndodhi të martën në Bullgari me aksidentimin e autobusit nga Maqedonia, është për shkak se institucionet nuk po e kryejnë punën e tyre. Në këtë aksident vdiqën 46 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia Veriut.

Lexo më shumë  Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Igli Tare parqitet në SPAK

“Nuk duhet të habitemi se si autobusi ka kaluar kufijtë për shkak se atje nuk kërkohen leje ndërkombëtare. Kjo ngjarje e rëndë tregoi se situata në këtë sferë është shumë më e keqe”, theksoi Dujovski.

Sipas tij, “transporti publik legal në Maqedoni përbën vetëm një të tretën”.

“Transporti jolegal i udhëtarëve është aq i madh, sa që kompanitë e regjistruara as që vërehen, apo thuajse nuk ekzistojnë”, tha ai.

Lexo më shumë  Vendi tkurret, shteti nuk tkurret: 186.3 mijë të punësuar në sektorin publik në Shqipëri

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në ditën kur ndodhi aksidenti tha se ka nisur procedurën për t’ia marrë licencën kompanisë, autobusi i të cilës u aksidentua. Po ashtu u raportua se kompania nuk kishte kaluar të gjitha kriteret për të regjistruar autobusin për linja ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *