Vetëm një çekiç emergjence; detaje të rënda nga tragjedia: Nuk thyen dot xhamat
Hetimet mbi tragjedinë e Bullgarisë, kanë nxjerrë në pah sipas shtypit vendas, disa detaje të rënda.
Mediat bullgare shkruajnë se grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka zbuluar se në autobus kishte vetëm një çekiç për të thyer xhamat në raste emergjente.
Kjo, në një kohë kur çdo autobus duhet të ketë të paktën 4 çekiçë për thyerjen e xhamave në pjesë të ndryshme të tij në rast domosdoshmërie.
Pikërisht çekiçin e vetëm që ndodhej në mjet ka përdorur Lulzim Sulejmani i cili goditi xhamin e pasmë dhe arriti të dilte nga mjeti në flakë së bashku me disa persona të tjerë.
Edhe pse hetimet vazhdojnë intensivisht, ende nuk është mundur të zbardhen qartë shkaqet e aksidentit të tmerrshëm dhe rrethanat e shpërthimit të zjarrit.
Rruga Press