Lajme

“Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë tha se heroi Kodra u aktivizua politikisht gjatë rinisë së tij të hershme, ndërkaq pas kthimit nga perëndimi u angazhua maksimalisht në organizimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti para deputetëve të Kuvendit tha se Ilaz Kodra u aktivizua politikisht gjatë rinisë së tij të hershme, duke marr pjesë në demonstratat e vitit 1981, 1988, 1989, 1990 kundër shtypjes politike dhe diskriminimit të shqiptarëve nga pushteti i Serbisë.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri tutje tha se Ilaz Kodra në nëntor të vitit 1991 së bashku me Fadil Kodrën, Adem Jasharin e të tjerë iu bashkuan grupit të dytë të vullnetarëve që u stërviten ushtarakisht në Shqipëri nga oficerët e Armatës shqiptare.

“Atë kohë Ilaz Kodra ishte 25 vjeç…”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit Kurti, Ilaz Kodra pas kthimit nga Gjermania u angazhua maksimalisht në organizimet e UÇK-së.

Kryeministri më tej citoi një pjesë të intervistës që dëshmori Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman.

“Ne luftojmë që okupatorin serb ta përzëmë nga trojet tona. Populli shqiptar duhet të vendos vet për fatin e tij… nëse të gjitha metodat tjera diplomatike do të dështojnë ne do të veprojmë me metoda tjera për çlirimin e Kosovës. Ne do të luftojmë sepse jemi në vendin tonë dhe këtu do të vdesim.. Jeta është më e çmuara dhe nuk ka më të çmuar se jeta… vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta dhe ne jemi në gjendje me dhanë edhe jetën për liri”, ishte shprehur Kodra, citoi Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal

Rruga Press

YouTube player