BallinaLajme

Vetëm 40 ditë kohë! Vjosa Osmani sot fton partitë për të negociuar datën e zgjedhjeve të parakohshme

Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë sot takime për të negociuar lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohëshme. Kryetarja e shtetit brenda 40 ditësh duhet të caktojë një datë që populli i Kosovës të ushtrojë vullnetin e tij.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani do të ftojë partitë politikë për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme. Takimet në Presidencë do të zhvillohen sot gjatë gjithë ditës, vetëm pak orë pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime.

Pas konsultimit me subjektet politike, Osmani pritet të shpallet edhe datën e zgjedhjeve, e cila duhet të jetë jo më larg se 40 ditë, afat ky që është përcaktuar në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të mbajë një mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kështu që vota e Arifit është e pavlefshme.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar, Arifi kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Rruga Press

YouTube player