Lajme

Vetëm 26% e të punësuarve me arsim 8/9-vjeçar marrin pagë

Tregu i punës është më dinamik për personat që kanë arsim të lartë, të cilët gjithashtu kanë edhe kthyeshmëri më të lartë nga paga në raport me personat e punësuar pa këtë nivel arsimi. Nga të dhënat që mblodhi nga Anketa e Forcave të Punës, INSTAT vërejti se, 66,6% e personave mbi 15 vjeç me arsim të lartë ishin të punësuar me 2020. Në të kundërt në popullsinë me arsim fillor ishte e punësuar vetëm 43.3 për qind e popullsisë mbi 15 vjeç, ndërsa në arsimin e mesëm 54%. Të dhënat më të hollësishme tregojnë se mbi 81 për qind të punësuarve me arsim të lartë marrin pagë. Ndërsa personat me arsim 8/9 vjeçar që numërohen si të punësuar vetëm 26,2 për qind e tyre janë të deklaruar zyrtarisht me pagë, në arsimin e mesëm vetëm 47% të punësuarve deklarohen me pagë. Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2020, rezulton se 46,1 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 33,3 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 20,6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 43,4 % dhe 36,1 % të të punësuarve gjithsej. Shumica e punonjësve që deklarohen të punësuar pa pagë janë në sektorin bujqësor dhe në vetëpunësim. Punësimi në këto aktiviteteve është jo efektiv. Për shembull në Kukës mbi 70 për qind të punësuarve janë deklaruar se punojnë në bujqësi, nga ana tjetër qarku i Kukësit ka bujqësinë më të pazhvilluar në rang vendi. Tregu i punës vuan nga probleme strukturore. Teksa aktivitet ekonomike të të përnderuara në qendër të vendit, nivelet e larta të papunësisë janë në qarqe. Sektori i prodhimit, ndërtimit vitet e fundit po konsiderojnë problem madhor mungesën e fuqisë punëtore, ndërsa ende 28% e të rinjve 15-29 vjeç as nuk punojnë dhe as nuk ndjekin shkollën. 15 % e këtij grupi ndihet i pashprese i dekurajuar nga pritshmëritë nga shkolla dhe puna.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Zhvillimet demografike të dekadës së fundit janë duke sjellë përvoja të reja në tregun e punës. Rënia e lindjeve dhe nivelet e larta të emigrimit te të rinjve janë po çojnë forcën e punës drejt uljes së parikuperueshme./MONITOR

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *