Lajme

Vetëm 11 fëmijë në Sopik të Finiqit, 100 banorët e fundit në fshat, pjesa më e madhe mbi 70 vjeç

Sopiku në Finiq është një prej fshatrave që dëshmojnë fenomenin e braktisjes së vendit nga të rinjtë. Atje kanë mbetur rreth 100 banorë, mes të cilëve vetëm 11 fëmijë.

Në Sopik të Bashkisë Finiq kanë mbetur vetëm 100 banorët e fundit, pjesa dërmuese mbi 70 vjeç.

“Të gjithë janë mbi moshën 75-80 vjeç. Ne që na shikoni kështu shkojmë dhe vijmë.”

Në fshat janë vetëm 11 fëmijë. Për të shkuar në shkollë duhet të bëjnë 30 minuta deri në Livadhja.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

“E kanë prishur meqë kanë ikur nxënësi.”

Të rinjtë u larguan në vitet 90′ drejt Greqisë, dhe që atëherë nuk u kthyen më për të jetuar aty.

Pjesa më e madhe e shtëpive janë mbyllura me dry.

“Ca në Gjermani, ca në Itali, knë ikur të gjithë.”

Emigrantët i rikthen vetëm malli për prindërit, madje kanë investuar edhe në rrugën e ndriçimin e fshatit, për tu lehtësuar përditshmërinë prindërve të tyre.

“Të gjitha i kemi bërë vetë, punojmë andej dhe investojmë këtu. Asnjë ndihmë.”

Të larguarit kanë investuar edhe në agrume, por janë penduar shpejt.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

Thonë se jetën e kanë sistemuar në Greqi.

Të moshuarit pensionistë, sigurojnë jetesën me pak blegtori dhe pak buqësi, por siç thonë në fund të muajit presin sërish diçka nga fëmijët në emigracion.

“100 mijë lekë pension marrim, nuk na mjaftojnë për doktorë dhe spitale”.

Sopiku është një nga fshatrat e harruar të Finiqit, vit pas viti po braktiset nga pushteti vendor dhe banorët e tij./oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *