Lajme

Vermoshi në errësirë, rrugët e bllokuara nga bora mbajnë peng shkollat dhe turizmin

Vermoshi është një nga zonat turistike të vendit që do ta kishte zili çdo shtet i Evropës, por për ne është e pamundur ta vizitojmë gjatë stinës së dimrit. Prej 19 ditësh kjo zonë vuan prej mungesës së energjisë elektrike, ndërsa turistët e kanë të pamundur të vijnë në drejtim të kësaj zone turistike për shkak të bllokimit të herëpashershëm të rrugëve si pasojë e mospastrimit nga autoritetet vendore.

Rruga në drejtim të Vermoshit, pasi kalon “Gropat e Selcës” bëhet e pakalueshme për mjetet e vogla për shkak të akullit. Lehtësisht vërehet se askush nuk ka hedhur kripë apo skorje, ndonëse është një rrugë ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Lexo më shumë  ‘Gara e ushtarit më të mirë 2025’ bashkon FSK-në dhe NATO-n

Jozef Bushaj është nxënës në shkollën e Vermoshit. Shtëpia e tij është rreth 1 orë larg nga shkolla dhe shpesh herë si pasojë e bllokimit të rrugëve, tregon se e ka të pamundur të marrë pjesë në mësim. Termometri shënon -11 gradë.

Pjetër Lucaj është mësues në shkollën e Vermoshit. Në dimër Pjetri thotë se është vështirë për të gjithë, ndonëse fëmijëve nuk u mungon dëshira për t’u arsimuar.

Banorët thonë se Vermoshi është lënë shumë pas dore, çka po sjell edhe shpopullimin e kësaj zone. Malësorë mbajnë shpresat te turizmi, si e vetmja e ardhur, por në mungesë të rrugës dhe energjisë elektrike, askush nuk vjen në Kelmend.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi mposht serben Nikoliq, arrin në çerekfinale të Evropianit

Rrejti elektrik në këtë zonë lë shumë për të dëshiruar. Mjafton një erë e lehtë të fryjë dhe menjëherë ndërpritet energjia, thonë banorët.

Pamja e Kelmendit në stinën e dimrit është magjike, ndërsa peizazhet e “pikturuar” nga natyra janë mbresëlënëse. Por bora në këto zona vazhdon të jetë bukuria vrastare e poemave Migjeniane dhe askush nuk përpiqet për ta ndryshuar këtë realitet./euro/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit