Lajme

Verifikimi i pasurisë, SPAK-u kontrolle familjarëve të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka urdhëruar një seri kontrollesh të reja në kuadër të hetimeve që po zhvillon ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me dyshimet për abuzime në tendera me vlera qindra miliona euro në sektorin e rrugëve.

Sipas burimeve, hetimi është fokusuar edhe në verifikimin pasuror të ish-zyrtares së lartë, ku në vëmendje janë vendosur rreth 15 persona të lidhur familjarisht me të, përfshirë edhe vëllain e saj, Ogren Balluku. Në këtë kuadër, me vendim gjykate janë autorizuar të paktën 15 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera.

Lexo më shumë  Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në ripërtëritjen demokratike të Shqipërisë

Mësohet se kontrollet janë ushtruar, ndër të tjera, në banesën e Mired Recit, djali i tezes së Belinda Ballukut, si dhe te persona të tjerë të afërt me të. Veprimet hetimore lidhen me dyshime për pasuri dhe transaksione që po verifikohen nga organi i akuzës.

Sipas të dhënave, Mired Reci rezulton të ketë qenë ortak me 49% të aksioneve në dy shoqëri tregtare, “XL MARKET” sh.p.k. dhe “Hippo Tregu Elektrik” sh.p.k. Ortaku tjetër në këto kompani është Meland Qirko, kunati i Belinda Ballukut, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko.

Lexo më shumë  Fotot e takimit: A po e fsheh SPAK përfaqësuesin e qeverisë në Aruba?

Rruga Press

YouTube player