Lajme

Vendimi për targat, Albin Kurti: Zbatimi garanton sundimin e ligjit, paqe e siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi sot rreth vendimit të ri të Qeverisë për çështjen e targave.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se qendrimi i qeverisë ka dëshmuar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, e që ishte shqetësim i miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ai shtoi se ky vendim garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër.

Lexo më shumë  Keranov: Integrimi i Kosovës është kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

“Qeveria jonë miratoi zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Twitter.

Edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se si qeveri kanë treguar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe përkushtimin e kontributit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Lexo më shumë  Revista amerikane: Protesta më e madhe pas rënies së komunizmit kërcënon seriozisht pushtetin e Edi Ramës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *