Bota

Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

Parlamenti Evropian ka ratifikuar, me 563 vota pro, shtatë kundër dhe 17 abstenime, qëndrimin e tij për surrogacinë, që tashmë zyrtarisht konsiderohet si shfrytëzim dhe pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore. Prandaj, parlamenti ka ratifikuar rregulloren kundër surrogacisë që Parlamenti Evropian miratoi në tetor 2023, e cila e përfshiu këtë “krim të ri” në direktivën kundër trafikimit të Bashkimit Evropian.

Ai gjithashtu mbështet marrëveshjen e shpallur në fillim të këtij viti nga Këshilli Evropian, i cili propozoi të vendoset, jo vetëm surrogacia, por edhe martesa e detyruar dhe birësimi i paligjshëm si lloje të shfrytëzimit, që bien gjithashtu nën përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është një akt kriminal që ka një kosto të lartë njerëzore. Ky përditësim shumë i nevojshëm i direktivës do të pajisë më mirë Shtetet Anëtare për të luftuar këtë krim të tmerrshëm në të gjitha format e tij”, tha Paul Van Tigchelt, ministri i drejtësisë i Belgjikës (vendi që mban presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian).

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Rezoluta parashikon dënime deri në 5 vjet për këto praktika dhe deri në 10 vjet nëse konsiderohet një vepër e rëndë. Ky është një hap pozitiv drejt synimit më të gjerë për të shfuqizuar në nivel ndërkombëtar, për shkak të dinjitetit njerëzor të nënës dhe fëmijës, i cili cenohet nga tregu i mitrës me qira.

Surrogacia me detyrim ose mashtrim

Sipas dokumentit të miratuar nga Parlamenti Evropian, në mënyrë që surrogacia të jetë një krim, duhet të ndodhë nëpërmjet detyrimit ose mashtrimit të gruas viktimë të veprojë si nënë surrogate. Bashkë-raportuesja spanjolle për Komitetin për të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore, Eugenia Rodríguez Palop (Nga Grupi i Majtë) pranoi se të gjithë duhet të bënin kompromis për përkufizimin e tekstit dhe sot janë më afër përfundimit të kësaj barbarie.

Lexo më shumë  Scholz e Macron: Gjeorgjia po devijon nga rruga evropiane

Duke komentuar ushtrimin e prostitucionit, ajo tha: Të kenë parasysh shtëpitë publike që nuk respektojnë ligjin, kudo ka shtëpi publike. Mos harroni, sipas kësaj direktive, nëse personat kërkojnë shërbime seksuale nga njerëzit duke e ditur se janë viktima, ata janë duke kryer krim.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, shfrytëzimi seksual dhe i punës janë objektivat kryesore të trafikimit të qenieve njerëzore, megjithëse në vitin 2020, martesat e detyruara dhe birësimi i paligjshëm përbënin 11% të të gjitha viktimave në BE. Përveç dënimeve me burg, legjislacioni i ri parashikon sanksione më të forta ndaj personave juridikë, të cilët mund të përjashtohen nga aksesi në financimin publik. Marrëveshja do të thotë që shtetet anëtare do të duhet të bëjnë gjithashtu një vepër penale përdorimin e shërbimeve të ofruara nga personat e trafikuar.

YouTube player