Lajme

Vendimi i këshillit bashkiak: Rriten tarifat e pastrimit për bizneset në bashkinë e Vlorës

12 ditë nga deklarata e Ramës se kostoja e pastrimit është më e lartë se ajo që bashkitë u faturojnë qytetarëve, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka vendosur rritjen e tarifës vjetore të pastrimit për bizneset që operojnë në territorin e Bashkisë së Vlorës.

Rritja për këto biznese shkon nga 48-70 për qind më shumë nga tarifat që janë në fuqi. Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, është bërë një zonim paraprak i bizneseve që do të preken nga kjo rritje.

Lexo më shumë  Vuçiqi do të formojë një lëvizje politike të stilit të Putinit si kundërpërgjigje ndaj protestave, zotohet për marrëdhënie vëllazërore me Kinën e Rusinë

Gjithashtu, është marrë në konsideratë edhe deklarimi i bizneseve si dhe regjistrat e tyre të fjetjes për sektorin e hotelerisë.

Bizneset sezonale nuk do të preken nga ndryshimet, ndërsa ato që operojnë gjithë vitin do të taksohen sipas zonimit.

Paraprakisht, mendohet se nga kjo rritje preken përafërsisht 576 biznese në Bashkinë e Vlorës. Ndërkohë përfaqësuesit e këtyre bizneseve, shprehen se nuk janë konsultuar për këtë rritje, të cilët e konsiderojnë të pajustifikueshme.

Lexo më shumë  Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Vlorës për rritjen e tarifës e pastrimit për bizneset hyn në fuqi menjëherë pas shprehjes së ligjshmërisë nga ana e prefektit te qarkut./a2/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *