Bota

Vendimi historik/ Për herë të parë, Papa Françesku emëron gratë në komitetin këshillues të peshkopëve

Papa Françesku ka emëruar për herë të parë tre gra që të shërbejnë si anëtare të komitetit të Vatikanit që verifikon nominimet e peshkopëve.

Italiania, Raffaella Petrini, francezja, Yvonne Reungoat dhe laikja, Maria Lia Zervino do t’i bashkohen zyrës që më parë ishte vetëm meshkuj.

Emërimet janë të fundit në një seri lëvizjesh të rëndësishme që u lejojnë grave më shumë fjalë në qeverisjen e Kishës Katolike.

Dikasteria mbikëqyr punën e shumicës së 5300 peshkopëve të kishës, të cilët drejtojnë dioqeza në mbarë botën. Anëtarët e saj – duke përfshirë kardinalët, peshkopët dhe tani gratë – takohen periodikisht për të vlerësuar peshkopët e rinj që propozohen nga ambasadorët e Vatikanit.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Papa ka ende fjalën e fundit pavarësisht procesit të konsultimit dhe vetingut, raporton reuters.

Petrini ishte gruaja e parë që u emërua si sekretare e përgjithshme e Shtetit të Qytetit të Vatikanit, përgjegjëse për muzetë dhe pjesët e tjera administrative të territorit.

Motra Reungoat ka shërbyer më parë si gjenerale superiore e Bijave të Marisë Ndihmëse, një urdhër fetar i njohur gjithashtu si Motrat Saleziane.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Maria Lia Zervino ndërkohë është presidente e një grupi ombrellë të grave katolike, Bashkimi Botëror i Organizatave Katolike Femërore.

Doktrina e kishës ende e rezervon priftërinë për burrat dhe gratë shpesh janë ankuar se kanë një status të dorës së dytë në hierarkinë klerikale të Selisë së Shenjtë.

Shumica e punës së Vatikanit në drejtimin e shkollave, spitaleve, ndërsa përcjellja e besimit bëhet nga gratë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *